Parlamenti Studentor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, zhvilluan ndeshje miqësore sportive mes tyre
Parlamenti Studentor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, zhvilluan ndeshje miqësore sportive mes tyre, me karakter bashkëpunimi dhe forcimi të ndërlidhjes ndërmjet parlamenteve studentore.
Në këtë aktivitet, studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë morën pjesë me dy ekipe, ku të dyja arritën fitore.
Falënderojmë Parlamentin Studentor të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë për mikpritjen dhe organizimin e këtij aktiviteti, duke shpresuar që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Një urim i veçantë për studentët tanë që morën pjesë dhe arritën këtë sukses. Fitorja është rezultat i përkushtimit, bashkëpunimit dhe shpirtit garues. Ju urojmë edhe shumë suksese në vazhdim.