AKA ka hapur platformën e-Akreditimi për aplikim dhe deklarim të stafit akademik për vitin akademik 2027/2028
Zyra për Sigurimin e Cilësisë njofton njësitë akademike dhe stafin akademik të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se, në përputhje me afatet e përcaktuara ligjore, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka hapur zyrtarisht platformën për aplikim për akreditim institucional dhe të programeve studimore, si dhe për deklarimin e stafit akademik për vitin akademik 2027/2028.
Afati për aplikim dhe deklarim është i hapur deri më 31 Korrik 2026.
Lusim stafin akademik të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë që të kryejë deklarimin me kohë dhe të sigurohet që të gjitha të dhënat e deklaruara të jenë në përputhje me kriteret ligjore dhe me rregulloret e AKA-së, sipas udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë.
Platforma e-Akreditimi ofron një proces tërësisht të digjitalizuar dhe të integruar, duke u mundësuar institucioneve të arsimit të lartë që të realizojnë proceset e aplikimit në mënyrë më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikase. Përmes kësaj platforme realizohet edhe verifikimi i dokumenteve dhe i marrëdhënieve të punës së stafit akademik, duke garantuar transparencë dhe efikasitet në proces.
Për të mbështetur stafin akademik dhe njësitë akademike gjatë gjithë periudhës së aplikimit, Zyra për Sigurimin e Cilësisë do të ofrojë asistencë teknike dhe profesionale në çdo kohë, duke mundësuar që stafi akademik që has vështirësi në përdorimin e platformës ose në procesin e deklarimit të kontaktojë për sqarime dhe mbështetje të vazhdueshme