Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie në kuadër të UFAGJ-së organizon trajnimin “Menaxhimi emocional dhe kujdesi për veten” me Prof. Dr. Nathalia Quiroz Molinares nga Spanja

Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie në kuadër të UFAGJ-së organizon trajnimin “Menaxhimi emocional dhe kujdesi për veten” me Prof. Dr. Nathalia Quiroz Molinares nga Spanja

Në kuadër të planifikimeve të saj, Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin “Fehmi Agani” ka organizuar trajnim me stafin akademik me temën “Menaxhimi emocional dhe kujdesi për veten”, të udhëhequr nga Prof. Dr. Nathalia Quiroz Molinares nga Universidad Católica de Murcia (Universiteti Katolik i Murcias), Spanjë.

Në kuadër të këtij trajnimi, Prof. Dr. Nathalia Quiroz Molinares zhvilloi sesione interaktive dhe praktike me stafin akademik të Universiteti “Fehmi Agani”, ku u fokusua në menaxhimin emocional, vetëdijesimin personal dhe strategjitë e vetëkujdesit. Ajo ofroi qasje bashkëkohore dhe praktike për mirëqenien emocionale të stafit akademik, si dhe prezantoi teknika dhe metoda të dobishme për përballimin e sfidave profesionale dhe personale.

Iniciativa për organizimin e këtij trajnimi ka ardhur nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, ndërsa Prof. Dr. Sindorela Doli Kryeziu, drejtoreshë e Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie, ka nënvizuar rëndësinë që ka ky trajnim për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe mirëqenien emocionale të stafit akademik.

Ky trajnim është realizuar në kuadër të mobilitetit akademik të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në programin Erasmus+, duke dëshmuar përkushtimin e universitetit ndaj ndërkombëtarizimit, shkëmbimit të përvojave akademike dhe ngritjes së vazhdueshme profesionale të stafit të tij.

Fotot e lajmit

tp-bottom