Vizitë Studimore në Vjenë në kuadër të programit SHER për Zyrat e Bashkëpunimit Ndërkombëtar IRO të Universiteteve Publike
Në kuadër të programit Support Higher Education Reform Experts (SHER), nga data 20 – 23 Prill 2026, përfaqësuei nga Zyra e IRO së nga Universiteti “Fehmi Agani”, z, Bujar Nura morri pjesë në një vizitë studimore në Vjenë (Austri).
Vizita u fokusua në një pasqyrë të përgjithshme mbi sistemin e Bolonjës , me theks të veçantë në zhvillimet bashkëkohore në arsimin e lartë, sigurimin e cilësisë, ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe promovimin e mobilitetit akademik dhe atij studentor..
Gjatë sesioneve të punës , pjesëmarrësit patën mundësi të njihen nga afër me praktikat austriake dhe evropiane lidhur me:
-
implementimin e parimeve të Procesit të Bolonjës;
-
strategjitë institucionale për ndërkombëtarizim;
-
forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneriteteve akademike;
-
rolin e mobilitetit, programeve ERASMUS + dhe dimensionit ndërkombëtar në zhvillimin institucional.
Vizita studimore në Universitetet e Agrikulturës, Universitetin e Mjekësisë, Universitetin Teknologjik dhe atë të Shkencave Aplikative në Vjenë shërbeu si platformë e vlefshme për shkëmbim përvojash me ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, duke kontribuar në avancimin e njohurive dhe praktikave që mbështesin proceset reformuese dhe agjendën e ndërkombëtarizimit në universitet.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe harmonizimit me standardet e European Higher Education Area, në funksion të rritjes së cilësisë dhe dimensionit ndërkombëtar të universitetit. Poashtu, kjo vizitë ka rëndësi të veçantë për UFAGJ në disa dimensione strategjike:
-
Forcimi i ndërkombëtarizimit institucional
-
Mbështetje për reformat në arsimin e lartë
-
Zhvillimi i kapaciteteve të stafit
-
Mundësi për partneritete dhe projekte ndërkombëtare
-
Pzicionimin më i mirë i UFAGJ në hapësirën evropiane të arsimit të lartë
-
Transferim i praktikave të mira në universitet