Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nis punëtorinë për Planin Strategjik dhe Raportin e Vetëvlerësimit me përkrahjen e SHER-it

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nis punëtorinë për Planin Strategjik dhe Raportin e Vetëvlerësimit me përkrahjen e SHER-it

Më 23 prill 2026, SHER, në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, organizoi një punëtori hyrëse për të nisur procesin e Planifikimit Strategjik dhe hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit (SER), në kuadër të procesit të akreditimit institucional.

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku nënvizoi rëndësinë thelbësore të këtyre proceseve për fuqizimin e drejtimit strategjik afatgjatë të universitetit, si dhe për garantimin e qëndrueshëm të cilësisë. Ndërkohë, z. Emurli rikonfirmoi përkushtimin e SHER për të mbështetur UFAGJ përgjatë gjithë këtij procesi, duke theksuar gjithashtu rolin e rëndësishëm që kanë zhvillimi strategjik dhe akreditimi institucional për të ardhmen e institucionit. Në këtë kontekst, ai theksoi gatishmërinë e SHER për të ofruar mbështetje të vazhdueshme, në përputhje me memorandumet e bashkëpunimit të nënshkruara, si dhe disponueshmërinë e fondeve të dedikuara për të lehtësuar këto procese.

Punëtoria u drejtua nga eksperti i SHER, Prof. Dr. Bujar Pira, i cili prezantoi metodologjinë dhe një plan konkret veprimi për të dy proceset, planifikimin strategjik dhe zhvillimin e raportit të vetëvlerësimit, duke siguruar një qasje të mirëstrukturuar dhe të harmonizuar. Faza e radhës do të përfshijë një punëtori për përcaktimin e prioriteteve dhe objektivave strategjike për Planin Strategjik 2026–2030.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë falenderon SHER-in për mbështetjen e pandërprerë dhe kontributin e tyre në proceset kyçe për zhvillimin dhe avancimin e universitetit tonë.

Fotot e lajmit

tp-bottom