Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakova dhe Universiteti i Tetovës nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakova dhe Universiteti i Tetovës nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

Tetovë, 22 prill 2026

Në kuadër të angazhimit për ndërkombëtarizim dhe rritje të cilësisë në arsimin e lartë, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës. Marrëveshja u formalizua nga Rektori i UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, në një atmosferë konstruktive dhe me vullnet të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ky partneritet strategjik synon të avancojë bashkëpunimin ndërinstitucional në fusha kyçe si kërkimi shkencor, zhvillimi i programeve studimore dhe ngritja e kapaciteteve profesionale, duke u harmonizuar me standardet bashkëkohore evropiane të arsimit të lartë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, palët janë zotuar të krijojnë mundësi konkrete për mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, si dhe të zhvillojnë projekte të përbashkëta për aplikim në programe ndërkombëtare si Erasmus+ dhe Horizon Europe. Kjo qasje synon të rrisë pjesëmarrjen e UFAGJ-së në rrjete akademike ndërkombëtare dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit.

Gjithashtu, marrëveshja parasheh organizimin e përbashkët të konferencave, seminareve dhe aktiviteteve shkencore, si dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore të orientuara drejt kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimit profesional të studentëve.

Me këtë rast, Rektori Bunjaku theksoi rëndësinë e krijimit të një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet universiteteve shqipfolëse, duke integruar përmes teknologjisë modele bashkëkohore si “blended education” dhe duke vënë në pah se iniciativa të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë akademike, rritjen e rrjetëzimit dhe në fuqizimin e rolit të universiteteve shqipfolëse në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.

Në përmbyllje të takimit, u diskutua edhe për nisma të reja të përbashkëta, përfshirë idenë e krijimit të një rrjeti mbarëkombëtar të mobilitetit akademik, që do të lidhë universitetet shqipfolëse në funksion të shkëmbimit të njohurive dhe përvojaveTop of Form

Menaxhmenti i UFAGj mbetet i përkushtuar në zgjerimin e partneriteteve strategjike dhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, në funksion të rritjes së cilësisë në arsimin e lartë dhe krijimit të mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Fotot e lajmit

tp-bottom