Fitore Islami
Unë jam Fitore Islami, e lindur në Istog, dhe studimet themelore i kam përfunduar në drejtimin Kujdes dhe Mirëqenie Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, me mesatare të lartë 9.51.
Rrugëtimi im profesional është ndërtuar mbi përkushtimin ndaj njerëzve dhe komunitetit. Për shumë vite kam qenë e angazhuar në edukimin dhe mbështetjen e fëmijëve në institucione dhe organizata të ndryshme, ndërsa përvoja në menaxhimin e biznesit privat më ka ndihmuar të zhvilloj aftësi organizative, lidershipi dhe komunikimi.
Gjatë studimeve në universitet kam qenë e angazhuar edhe si tutore për studentë, duke ndihmuar kolegët e mi dhe duke kontribuar në një mjedis akademik bashkëpunues.
Aktualisht punoj si Zyrtare për Trajtimin e të Burgosurve dhe Çështje Sociale në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku angazhohem për mbështetjen sociale dhe rehabilitimin e personave në sistemin korrektues. Ky rol përfaqëson një vazhdimësi të misionit tim për të kontribuar në mirëqenien sociale dhe riintegrimin e individëve në shoqëri.
Përveç angazhimit profesional, kam prezantuar punime në konferenca shkencore ndërkombëtare, duke trajtuar tema të rëndësishme sociale si “The Right of Inheritance in Kosovo” dhe “Religious Tolerance in Kosovo”.
Studimet në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë kanë qenë një hap i rëndësishëm në zhvillimin tim profesional dhe në forcimin e misionit tim për të kontribuar në një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.