Mbahet sesioni informues raundi XVI i Young Cell Scheme, Programi i BE-së për bursa post-diplomike

Mbahet sesioni informues raundi XVI i Young Cell Scheme, Programi i BE-së për bursa post-diplomike

Mbahet sesioni informues raundi XVI i Young Cell Scheme, Programi i BE-së për bursa post-diplomike

Sot në hollin e tri fakulteteve u mbajt sesion informues për bursa post-diplomatike programi i BE-së e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës. Programi u prezantua nga përfaqësuesit: Z.Fitim Sopi, Zn. Violetë Ademi dhe Zn. Arjeta Galimuna si dhe nga studentja përfituese Lirika Kamberi.

Programi” Young Cell Scheme” është një mundësi unike dhe bursa ofron financim te plote për studentët e rinj kosovarë te fushave te ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira që gjenden në shtetet anëtare të BE-së si dhe mundësi për të punuar menjëherë pas përfundimit të studimeve në shërbimin civil të Qeverise se Kosovës për një periudhë prej tre vitesh, pas përfundimit me sukses të studimeve.

Aplikantëve të suksesshëm do t'u ofrohet mundësia për të studiuar në një ose dyvjeçar program Master në një universitet në një shtet anëtar të BE-së.

Aplikimi  do të jetë i hapur për popullatën e përgjithshme, nëpunësit civilë dhe të diplomuarit në fusha të tilla si:

  • Integrim Evropian dhe Planifikim i Politikave - deri në 14 bursa në dispozicion
  • Juridik - deri në 8 bursa në dispozicion
  • Ekonomi - deri në 7 bursa në dispozicion
  • Digjitalizim - deri në 4 bursa në dispozicion
  • Inxhinieri - deri në 4 bursa në dispozicion.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndarja e informacionit në lidhje me rregullat dhe procedurat e aplikimit.

Qëllimi kryesor i YCS është të ofrojë një mundësi unike për studentët për të studiuar si dhe për të rritur mundësitë e tyre profesionale përmes punës afatgjatë për shërbimin civil të Kosovës.

Në përfundim të takimit, u organizua një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh, ku u shpërndanë gjithashtu shumë informacione rreth programit.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të programit: www.ycskosovo.org  

YCS RXVI Call for Application_ALB

YCS RXVI Call for Application_ENG

YCS RXVI Call for Application_SRB

Fotot e lajmit

tp-bottom