Era Zejnullahu

Era Zejnullahu

Unë jam Era Zejnullahu, e diplomuar në nivelin Bachelor në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Aktualisht jam duke vazhduar studimet Master për Gjuhë Shqipe në të njëjtin universitet, duke thelluar më tej përkushtimin tim akademik dhe profesional në fushën e gjuhësisë.

Paralelisht me angazhimin akademik, aktualisht udhëheqi Rrjetin e Organizatave të të Rinjëve (KVRL) si kryetare, ku punoj në fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive të tyre në shoqëri. Falë përkrahjes së universitetit dhe përvojës sime në rrjet, kam pasur nderin të përfaqësoj Kosovën në Forumin për Demokraci të organizuar nga Këshilli i Evropës, një eksperiencë që ka ndikuar ndjeshëm në formësimin tim profesional dhe qytetar.

Gjithashtu, kam marrë pjesë në punëtori të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve, si dhe kam realizuar një vizitë studimore në Nepal në kuadër të projektit për auditimin social, duke zgjeruar perspektivën time ndërkombëtare dhe përvojën në angazhimin qytetar.

Besoj se kombinimi i studimeve akademike me angazhimin aktiv në rrjete dhe iniciativa rinore ka qenë kyç në rrugëtimin tim, dhe synimi im mbetet të kontribuoj vazhdimisht në zhvillimin e gjuhës, arsimit dhe fuqizimit të të rinjve.

tp-bottom