Antigona Berisha

Antigona Berisha

Antigona Berisha, e lindur më 18.07.1999 në Nittenau të Gjermanisë. Shkollimin fillor dhe të mesëm të ulët e përfundoi në SHFMU “Mazllum Këpuska”, për të vazhduar më pas rrugëtimin e saj akademik në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Përkushtimi dhe ambicia për të ndihmuar të tjerët e kanë shoqëruar gjithmonë, prandaj vendosi të vazhdojë studimet në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale një fushë që në thelb përfaqëson dashuri, empati dhe përkushtim ndaj të tjerëve.

Aktualisht është e punësuar në Policinë e Kosovës, ku jep kontributin e saj si një ndër pjesëtaret e përkushtuara në shërbim të qytetarëve dhe atdheut. Ajo mbetet e vendosur që rrugëtimi i saj akademik dhe profesional të mos ndalet këtu, por të vazhdojë me zhvillim dhe arritje të reja. Si përmbyllje të këtij rrefimi Antigona na tregon thënien të cilen e përcjell gjatë rrugëtimit të saj “Suksesi nuk matet me sa larg arrin, por me sa zemra prek gjatë rrugës.”

 

tp-bottom