Përfundimi i Projektit NanoKos – Kontributi i Universitetit “Fehmi Agani” në Hulumtimin e Cilësisë së Ajrit dhe Nanomaterialeve

Përfundimi i Projektit NanoKos – Kontributi i Universitetit “Fehmi Agani” në Hulumtimin e Cilësisë së Ajrit dhe Nanomaterialeve

Jemi të kënaqur të njoftojmë për përfundimin e projektit NanoKos, ku u realizua studimi:
“Vlerësimi i Përbërësve Organikë të Avullueshëm në Ajrin e Brendshëm dhe të Jashtëm të Prishtinës, Kosovë: Një Studim Krahasues me Nanogrimca Karboni dhe Vlerësimin e Rrezikut Shëndetësor”, i financuar nga Bashkimi Evropian (EU).

Një artikull shkencor peer-reviewed tashmë është publikuar në Atmosphere Journal (i indeksuar në Web of Science dhe Scopus) si pjesë e mobilitetit tonë në Universitetin e Milanos, dhe publikime të tjera janë të planifikuara përmes projektit “Increasing Research Capacities in Kosovo”, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në studime mbi cilësinë e ajrit, shëndetin publik dhe nanomaterialet.

Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ekipin profesional nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për përkushtimin dhe punën e palodhur – së bashku kemi arritur rezultate shkencore të rëndësishme. 

Ky projekt dëshmon se Universiteti “Fehmi Agani” vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë dhe zhvillimin shkencor. 

 Falë punës së palodhur të ekipit, të gjitha fazat e projektit – monitorimi, testimi i adsorbentëve me nanomateriale, simulimet kompjuterike, vlerësimi i funksionit respirator dhe ndikimi i ndotësve në qelizat kardiake – do të sjellin kontribute të qëndrueshme shkencore për vitet e ardhshme.

Fotot e lajmit

tp-bottom