KETINA SHALA THAQI - Mësimdhënëse tek "Qendra aktive" dhe "Ylli"

KETINA SHALA THAQI - Mësimdhënëse tek "Qendra aktive" dhe "Ylli"

Ketina Shala Thaqi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit "Fehmi Agani"- Programi Fillor, në Universitetin e Gjakovës.

Si studente e rregullt, me përkushtim të vazhdueshëm dhe rezultate të shkëlqyera, arriti të jetë bursiste gjatë të gjithë viteve të studimeve, falë suksesit të saj akademik dhe angazhimit të palodhshëm.

Gjatë periudhës universitare mori pjesë në projektin ndërkombëtar "PEER-net", i zhvilluar në lëndën e matematikës në Universitetin e Cyrihut – Zvicër, ku fitoi përvoja dhe njohuri të reja në bashkëpunim me studentë dhe profesorë ndërkombëtarë.

Gjithashtu, ishte pjesëmarrëse në konferencën shkencore të fakultetit, përmes prezantimit të projekteve hulumtuese.

Aktualisht, është e angazhuar si mësuese në dy qendra private të mësimit plotësues: "Qendra Active" dhe "Ylli", ku vazhdon të ushtrojë me përkushtim profesionin e saj, duke kontribuar në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.

"Fakulteti i Edukimit nuk është thjesht një hapësirë studimi – është një vend ku ndërtohet identiteti profesional dhe formohen mësuesit e së ardhmes.

Me përkushtim, punë të ndershme dhe besim në vetvete, çdo sfidë kthehet në mundësi"

tp-bottom