Florentina Berisha është instrumentare në Traktin Operativ në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës "Isa Grezda"

Florentina Berisha është instrumentare në Traktin Operativ në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës "Isa Grezda"

Ajo e ka përfunduar shkollën fillore në SHFMU "Selman Riza" në Dardani, Gjakovë, ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në SHML "Hysni Zajmi", në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme. Studimet bachelor i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në drejtimin Infermieri, në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani".

Po ashtu, ajo është në prag të diplomimit në nivelin master në drejtimin Menaxhim Shëndetësor, po në Universitetin e Gjakovës, ku gjatë studimeve ka qenë bursiste e dyfishtë. Gjatë kohës së studimeve bachelor, Florentina ka qenë e angazhuar në aktivitete studentore, duke përfaqësuar studentët si Kryetare e Fakultetit të Mjekësisë dhe Senatore në Senatin e Universitetit. Ajo gjithashtu ka shërbyer si Kryetare e Vullnetarëve të Kryqit të Kuq – dega Gjakovë, ku ka kontribuar në punën vullnetare dhe ka qenë iniciatore që Universiteti të lidh marrëveshje bashkëpunimi me Kryqin e Kuq.

Florentina ka qenë pjesë e ekipit redaktues të Revistës së parë të Universitetit "Ardhmëria" Përveç kësaj, ajo ka ndjekur një sërë trajnimesh, seminare dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në muajin dhjetor 2021, një javë para diplomimit, u punësua në Spitalin e Gjakovës, ku aktualisht ushtron profesionin e instrumentares në Traktin Operativ.

tp-bottom