ERMIRA MEHMETI – Mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Këshilltare Komunale në Gjakovë
Studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” (UFAGJ). Pasioni i saj për gjuhën dhe letërsinë e shtyu të vazhdonte me studimet master shkencor në Mësimdhënien e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Vlorës, ku dhe u diplomua. Ajo ka kontribuar në zhvillimin arsimor të nxënësve në disa shkolla, përfshirë Shfmu “Shtjefën Kurti” në Novosellë të Epërm dhe Shfmu “At Gjergj Fishta” në Bishtazhin. Aktualisht, ajo vazhdon të japë mësim në Shfmu“Selman Riza” në Gjakovë.
Përveç angazhimit të saj si mësimdhënëse, Ermira është edhe këshilltare komunale në Komunën e Gjakovës, ku përpiqet të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe të japë kontributin e saj në përmirësimin e jetës në komunitet. Po ashtu, ajo ka ndjekur trajnime, seminare dhe konferenca të ndryshme, nga të cilat është certifikuar, duke e pasuruar më tej në fushën e arsimit dhe qeverisjes lokale.