Sindikata e UFAGJ mbajti Kuvendin Zgjedhor

Sindikata e UFAGJ mbajti Kuvendin Zgjedhor

Sot, në Sallën e Senatit të Rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt mbledhja e radhës e Sindikatës së UFAGJ, e cila kishte karakter zgjedhor.

Mbledhja filloi me prezantimin e raportit të punës nga Kryetari aktual i sindikatës, z. Jeton Plava, për periudhën e mandatit të kaluar. Ai paraqiti arritjet, angazhimet dhe sfidat e hasura në mbrojtje të interesave të anëtarëve të sindikatës në dy vitet e fundit.

Pas prezantimit të raportit, u zhvillua procesi zgjedhor sipas rendit të ditës, ku me votim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, z. Jeton Plava u rizgjodh Kryetar i Shoqatës Sindikale të UFAGJ edhe për një mandat të ri. Gjithashtu, u votua dhe u konfirmua edhe përbërja e re e Kryesisë së shoqatës sindikale.

Sindikatës së UFAGJ i urojmë suksese në realizimin e objektivave të saj dhe përfaqësimin e mëtejshëm të të drejtave të punonjësve të Universitetit.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom