
Mbahet takimi i radhës së Grupit Punues për Planin Strategjik 2026–2030 të Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka mbajtur sot takimin e radhës të Grupit Punues për hartimin e Planit Strategjik 2026–2030. Takimin e hapi kryesuesi i Grupit Punues, Prof. Dr. Lulzim Zeneli, i cili i informoi të pranishmit mbi metodologjinë e ndjekur deri më tani dhe planin dinamik drejt finalizimit të dokumentit strategjik.
Procesi i hartimit të planit ka nisur shumë kohë më herët dhe është shoqëruar me punë të vazhdueshme e bashkërenduese. Në këtë takim u raportua mbi progresin e bërë, si dhe u diskutuan hapat përmbyllës që do të çojnë drejt finalizimit të draftit përfundimtar.
Takimi u vlerësua si i frytshëm, duke reflektuar përkushtimin e të gjithë anëtarëve për të ndërtuar një dokument strategjik që do të udhëheqë Universitetin në pesë vitet e ardhshme, duke fuqizuar misionin dhe vizionin e tij për cilësi, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm akademik.