
Mbledhja e KQSC datë 23.06.2025
Me datë 23.06.2025, u mbajt mbledhja e Komisionit Qëndror për Sigurim të Cilësisë, ku të pranishëm në mbledhje ishin:
- Prof. Ass. Dr. Dafine Kacuri- Prorektore, zv. i Prorektores për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore (e autorizuar)
- Prof. Ass. Dr. Petrit Duraj- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Filologjise;
- Asistentja Emirëjeta Kumnova- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Edukimit;
- Asistentja Mirëlinda Jasiqi- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Shkencave Sociale;
- Abedin Sadrija- Udhëheqës i Zyrës për Çështje Akademike;
- Qëndresa Bardhoshi- u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë;
- Albion Rexhaj- Anëtar i KQSC, Përfaqësues i Parlamentit Studentor.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbaleve të takimit të fundit te dt.12.05.2025;
- Raporti i performancës së stafit akademik per vitin 2023/2024 dhe diskutime rreth ankesave në raport të performancës;
- Miratimi i raportit - Vlerësimi i stafit akademik ndaj Administratës dhe sherbimeve 2024
- Miratimi i raportit - Vlerësimi i stafit akademik ndaj Kushtetve te Punës 2024
- Miratimi i raportit - Raport i Vetevleresimi të stafit akademik 2024
- Njoftim rreth raporteve te vleresimit te lendeve te semestrit dimeror 2024/2025 dhe aktiviteteve tjera te zyres.
- Të tjera
Në këtë mbledhje u miratuan rekomandimet lidhur me Raportin e Performancës së Stafit Akademik për vitin 2023/2024, si dhe u aprovuan raportet e prezantuara nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë.
Gjatë mbledhjes u diskutuan rekomandimet që dolën nga secili raport i prezantuar. Gjithashtu, u prezantuan aktivitetet e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë dhe të Komisioneve për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti.
U diskutua gjithashtu për planin e implementimit të rekomandimeve dhe për disa nga aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në funksion të përmbushjes së tyre.