
Udhëzues gjithëpërfshirës : Migrimi, studimet dhe punësimi jashtë vendit
Ky udhëzues është mbështetur nga projekti “Qendrat për Migrim dhe Zhvillim” i komisionuar nga Qeveria Gjermane dhe i implementuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në KosovëKy udhëzues është përgatitur për t‘i informuar studentët të cilët janë të interesuar për mobilitet si p.sh për qëllime pune, studime dhe shkollimi. Ky udhëzues u dedikohet atyre që duan të migrojnë për qëllime afatgjate ose afatshkurtër . Një nga grupet kryesore që kërkojnë mundësi jashtë vendit janë studentët, të cilët shpesh synojnë të zgjedhin mundësi arsimore dhe profesionale jashtë vendit është e rëndësishme që studentët të eksplorojnë këto mundësi dhe të shfrytëzojnë njohurit, aftësitë dhe përvojat e tyre të reja për të kontribuar në mënyrë domethënëse në vendin e origjinës. Programi global “Qendra për Migrim dhe Zhvillim” (ZME), i cili zbatohet nga GIZ, bashkëpunon me Qendrat e Karrierës të Universiteteve Publike në Kosovë me qëllim ngritjen e kapaciteteve të tyre në ofrimin e shërbimeve këshilluese për studentët. Këto qendra luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e studentëve gjatë zhvillimit të karrierës së tyre dhe procesit të kërkimit të punës. Në përgjithësi, zyrat e karrierës shërbejnë si një burim i vlefshëm për studentët duke ofruar udhëzime, mbështetje dhe burime për t'i ndihmuar studentët qe të arrijnë qëllimet e tyre profesionale. Duke pasur parasyshë dinamikën aktuale të tregut global dhe konkurrencën në rritje të fuqisë punëtore ndërkombëtare, pritet që studentët vendas të eksplorojnë mundësitë në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, shpesh herë Zyrave te Karrierës se Universiteteve Publike u mungon informacioni gjithëpërfshirës mbi opsionet e migrimit të rregullt.