Mbahet ligjerata në lidhje me edukimin mediatik nga shoqata American Corner
Sot me datë 20 Mars, 2025, në hapësirat e Fakultetit Filologjikë të Universitetit “Fehmi Agani” organizuar nga shoqata Këndi Amerikan (Amerikan Corner) – Prizren, u mbajt një ligjëratë në lidhje me edukimin mediatik.Studentët e pranishëm patën mundësinë të njoftohen nga ligjëruesi Fisnik Minci – gazetar në lidhje me aftësinë për të analizuar dhe vlerësuar burimet e informacionit, si të dallojmë lajmet e rrejshme nga verifikimi i fakteve dhe dallimin e funksionit të mediave tradicionale dhe atyre digjitale.Poashtu, u diskutua edhe ndikimi i mediave në opinionin publikë dhe roli i rrjeteve sociale në manipulimin medial dhe propagandën.
Ligjërata zgjoi një interesim të madh nga studentët të cilët treguan pjesëmarrje aktive ne diskutim duke potencur përvojat dhe se sa ata e konsumojnë median tradicionale në krahasim me ate të rrjeteve sociale, duke treguar edhe përvojat e tyre se ndeshen me lajmet e ndryshme dhe të paverifikuara në llogaritë e tyre .