Thirrje për aplikim për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ

Thirrje për aplikim për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi Erasmus+ ofron mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti (lëvizshmëri) me universitetet anëtare italiane që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet për edicionin e shtatë të këtij projekti.

Në kuadër të kësaj thirrjeje ftohenn stafi akademik dhe administrativ i UFAGJ  të aplikojnë  në Universitetet italiane  si më poshtë

  • UNIVERSITETI   MESSINA – 2 Mobilitet për Studime dhe Trajnime , STA / STT),
     
  • UNIVERSITETI  SALETO  -  3 Mobilitet për Studime dhe Trajnime , STA / STT),

 

FINANCIMI

  • Lëvizshmëria për stafin (mësimdhënie ose trajnim) mund të realizohet sapo të merret konfirmimi i përzgjedhjes dhe të jetë përcaktuar periudha e lëvizshmërisë me universitetin pritës.
  • Sa i përket lëvizshmërisë hyrëse (nga vendet partnere në Itali), shuma e bursës së parashikuar si mbështetje individuale është 190 euro në ditë. Kohëzgjatja e lëvizshmërisë është 5 ditë plus 2 ditë udhëtimi (vajtje-ardhje).
  • Sa i përket lëvizshmërisë dalëse (nga Italia në vendet partnere), shuma e bursës së parashikuar si mbështetje individuale është 190 euro në ditë. Kohëzgjatja e lëvizshmërisë është 5 ditë plus 2 ditë udhëtimi (vajtje-ardhje).
  • Përveç mbështetjes individuale, projekti mbulon shpenzimet e udhëtimit të llogaritura mbi bazën e distancës midis vendit të nisjes ku ndodhet universiteti i origjinës dhe vendit të destinacionit ku është vendosur universiteti pritës, në përputhje me kalkulatorin e distancës të programit Erasmus+.

 

KUSHTET DHE PROCEDURAT

Anëtarët e stafit  të cilët janë kandidat, në momentin e aplikimit, duhet të jenë të punësuar në njërin nga universitetet e përfshira.

Aplikantët do të përzgjidhen nga universiteti i tyre i origjinës. Pas përzgjedhjes, aplikantët do të kontaktohen nga UNIMED, universiteti dërgues dhe universiteti pritës për informacione të mëtejshme.

Do të jetë e mundur të dorëzohen aplikimet sipas afateve të mëposhtm

Afati për aplikime në UFAGJ

 

Afati  I dërgimit të nominuarve  në  UNIMED 

 

30 Prill, 2025

 

12 Maj, 2025

 

22 Shtator,2025

              2 Tetor,2024

 

28 Shkurt 2026

             16 Mars, 2026

 

 

Nominimet zyrtare, së bashku me të gjitha dokumentet e përmendura më poshtë, duhet të dërgohen nga universitetet në adresën e emailit: [email protected].

 

DOKUMENTACIONI

Dokumentet për aplikim duhet të dërgohen në adresën përkatëse të mobilitetit për të cilin dëshironi të aplikoni, në një skedar të vetëm PDF dhe sipas rendit:

  • Formulari i aplikimit për llojin specifik të lëvizshmërisë (Trajnim - STT; Mësimdhënie - STA);
  • Kopje e pasaportës (ose kopje e kartës së identitetit, e vlefshme për daljen jashtë shtetit dhe me një afat skadimi prej të paktën 3 muaj nga data e kthimit);
  • Certifikatë ose vetë-deklarim që vërteton njohjen e gjuhës angleze dhe/ose italiane në varësi të gjuhës së vendit të destinacionit (minimumi niveli B2);
  • Curriculum Vitae (maksimumi 4 faqe).

                            Aplikimet e  paplotësuara  nuk do të merren parasysh.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë dhe transparent, bazuar në parimet e mosdiskriminimit.

Përzgjedhja për mobilitetin për qëllime trajnimi (STT) do të respektojë kriteret e mëposhtme:

  • Njohja e gjuhës angleze (50 pikë);
  • Përvoja e mëparshme e punës jashtë vendit dhe/ose në rajon (50 pikë).

Përzgjedhja për mobilitetin për qëllime mësimdhënieje (STA) do të respektojë kriteret e mëposhtme:

  • Njohja e gjuhës angleze (50 pikë);
  • Publikime dhe çdo përvojë e mëparshme kërkimore/mësimore jashtë vendit dhe/ose në rajon (50 pikë).

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për të përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe do të marrin informacionin e nevojshëm për lëvizshmërinë.

 

DETYRIMET E PËRFITUESIT

Përfituesi angazhohet të:

  • Respektojë afatet e përcaktuara nga universitetet dhe UNIMED;
  • Prodhojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të përcaktuara, para, gjatë dhe pas mobilitetit;
  • Zhvillojë aktivitetet e caktuara gjatë periudhës së mobilitetit;
  • Përfundojë periudhën e mobilitetit;
  • Kontaktojë institucionet (ambasadat dhe konsullatat për çdo aplikim për vizë);
  • Të ketë një vizë të vlefshme (nëse kërkohet) dhe pasaportë të vlefshme në momentin e nisjes.

Përfituesi gjithashtu ka të drejtë të:

  • Marrë informacion dhe mbështetje të përshtatshme para, gjatë dhe pas mobilitetit;
  • Të marrë shumën e granteve të mobilitetit sipas afateve të përcaktuara;
  • Ketë një tutor/buddy gjatë periudhës jashtë vendit;
  • Të ketë të njohur periudhën e mobilitetit jashtë vendit.

 

MODELET E DOKUMENTACIONIT

Më poshtë do të gjeni dokumentacionin përkatës për zbatimin e mobilitetit:

  • Marrëveshja e Mobilitetit për Trajnim
  • Marrëveshja e Mobilitetit për Mësimdhënie
  • Marrëveshja e Grantit për Mësimdhënie/Trajnim

 

 

 

 

 

 

 

tp-bottom