
Njoftim – Ligjëratë nga përfaqësuesi italian i KFOR - it
Ftohen studentët, stafi akademik dhe administrative i Universitetit “ Fehmi Agani” që të merrni pjesë në ligjëratën me temë "Siguria ushqimore në sektorin e turizmit" e cila do të organizohet nga KFORI Italian. Ligjërues do të jetë z. Francesco Cimarreli .
📅 Datë 18 Mars 2025, (E Martë)
📍 Vendi: Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
⏰ Ora: 10.30
Gjatë kësaj ligjërate, do të diskutohet rëndësia e standardeve të sigurisë ushqimore, praktikat më të mira për menaxhimin e higjienës në sektorin e turizmit dhe ndikimi i sigurisë ushqimore në zhvillimin ekonomik dhe reputacionin e një destinacioni turistik.
Ky event është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga një ekspert me përvojë ndërkombëtare dhe për të zgjeruar njohuritë mbi një aspekt kyç të industrisë së turizmit.
Ju mirëpresim !