
Thirrje për aplikim për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi Erasmus+ ofron mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti (lëvizshmëri) me universitetet anëtare italiane që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet për edicionin e shtatë të këtij projekti.
Në kuadër të kësaj thirrjeje ftohenn stafi akademik dhe administrativ i UFAGJ të aplikojnë në Universitetet italiane si më poshtë
- UNIVERSITETI MESSINA – 2 Mobilitet për Studime dhe Trajnime , STA / STT),
- UNIVERSITETI SALETO - 3 Mobilitet për Studime dhe Trajnime , STA / STT),
FINANCIMI
- Lëvizshmëria për stafin (mësimdhënie ose trajnim) mund të realizohet sapo të merret konfirmimi i përzgjedhjes dhe të jetë përcaktuar periudha e lëvizshmërisë me universitetin pritës.
- Sa i përket lëvizshmërisë hyrëse (nga vendet partnere në Itali), shuma e bursës së parashikuar si mbështetje individuale është 190 euro në ditë. Kohëzgjatja e lëvizshmërisë është 5 ditë plus 2 ditë udhëtimi (vajtje-ardhje).
- Sa i përket lëvizshmërisë dalëse (nga Italia në vendet partnere), shuma e bursës së parashikuar si mbështetje individuale është 190 euro në ditë. Kohëzgjatja e lëvizshmërisë është 5 ditë plus 2 ditë udhëtimi (vajtje-ardhje).
- Përveç mbështetjes individuale, projekti mbulon shpenzimet e udhëtimit të llogaritura mbi bazën e distancës midis vendit të nisjes ku ndodhet universiteti i origjinës dhe vendit të destinacionit ku është vendosur universiteti pritës, në përputhje me kalkulatorin e distancës të programit Erasmus+.
KUSHTET DHE PROCEDURAT
Anëtarët e stafit të cilët janë kandidat, në momentin e aplikimit, duhet të jenë të punësuar në njërin nga universitetet e përfshira.
Aplikantët do të përzgjidhen nga universiteti i tyre i origjinës. Pas përzgjedhjes, aplikantët do të kontaktohen nga UNIMED, universiteti dërgues dhe universiteti pritës për informacione të mëtejshme.
Do të jetë e mundur të dorëzohen aplikimet sipas afateve të mëposhtm
Afati për aplikime në UFAGJ
|
Afati I dërgimit të nominuarve në UNIMED
|
30 Prill, 2025
|
12 Maj, 2025
|
22 Shtator,2025 |
2 Tetor,2024
|
28 Shkurt 2026 |
16 Mars, 2026
|
Nominimet zyrtare, së bashku me të gjitha dokumentet e përmendura më poshtë, duhet të dërgohen nga universitetet në adresën e emailit: [email protected].
DOKUMENTACIONI
Dokumentet për aplikim duhet të dërgohen në adresën përkatëse të mobilitetit për të cilin dëshironi të aplikoni, në një skedar të vetëm PDF dhe sipas rendit:
- Formulari i aplikimit për llojin specifik të lëvizshmërisë (Trajnim - STT; Mësimdhënie - STA);
- Kopje e pasaportës (ose kopje e kartës së identitetit, e vlefshme për daljen jashtë shtetit dhe me një afat skadimi prej të paktën 3 muaj nga data e kthimit);
- Certifikatë ose vetë-deklarim që vërteton njohjen e gjuhës angleze dhe/ose italiane në varësi të gjuhës së vendit të destinacionit (minimumi niveli B2);
- Curriculum Vitae (maksimumi 4 faqe).
Aplikimet e paplotësuara nuk do të merren parasysh.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë dhe transparent, bazuar në parimet e mosdiskriminimit.
Përzgjedhja për mobilitetin për qëllime trajnimi (STT) do të respektojë kriteret e mëposhtme:
- Njohja e gjuhës angleze (50 pikë);
- Përvoja e mëparshme e punës jashtë vendit dhe/ose në rajon (50 pikë).
Përzgjedhja për mobilitetin për qëllime mësimdhënieje (STA) do të respektojë kriteret e mëposhtme:
- Njohja e gjuhës angleze (50 pikë);
- Publikime dhe çdo përvojë e mëparshme kërkimore/mësimore jashtë vendit dhe/ose në rajon (50 pikë).
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për të përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe do të marrin informacionin e nevojshëm për lëvizshmërinë.
DETYRIMET E PËRFITUESIT
Përfituesi angazhohet të:
- Respektojë afatet e përcaktuara nga universitetet dhe UNIMED;
- Prodhojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të përcaktuara, para, gjatë dhe pas mobilitetit;
- Zhvillojë aktivitetet e caktuara gjatë periudhës së mobilitetit;
- Përfundojë periudhën e mobilitetit;
- Kontaktojë institucionet (ambasadat dhe konsullatat për çdo aplikim për vizë);
- Të ketë një vizë të vlefshme (nëse kërkohet) dhe pasaportë të vlefshme në momentin e nisjes.
Përfituesi gjithashtu ka të drejtë të:
- Marrë informacion dhe mbështetje të përshtatshme para, gjatë dhe pas mobilitetit;
- Të marrë shumën e granteve të mobilitetit sipas afateve të përcaktuara;
- Ketë një tutor/buddy gjatë periudhës jashtë vendit;
- Të ketë të njohur periudhën e mobilitetit jashtë vendit.
MODELET E DOKUMENTACIONIT
Më poshtë do të gjeni dokumentacionin përkatës për zbatimin e mobilitetit:
- Marrëveshja e Mobilitetit për Trajnim
- Marrëveshja e Mobilitetit për Mësimdhënie
- Marrëveshja e Grantit për Mësimdhënie/Trajnim