
Hapet konkursi për “Shpërblimin mbështetës 2024” nga ASHAK
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka hapur konkursin për Shpërblimin Mbështetës. Çmimi Shpërblimi Mbështetës ka për qëllim stimulimin e punës shkencore-kërkimore të shkenctarëve të rinjë (deri në moshën 35 vjeçare). Çmimi prej 3,000 Euro synon të vlerësoj dhe promovoj arritjet shkencore të brezit të ri të shkencëtarëve/eve Kosovarë. Të gjithë shkencëtarët/et e shkencave sociale, arteve, albanologjisë, shkencave të natyrës dhe të atyre teknike, kanë të drejtë të aplikojnë për këtë çmim. Për më shumë informata rreth procedurave të aplikimit, ndiqni linkun më poshtë.