Pas konstituimit, mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Pas konstituimit, mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Me datën 09.10.2024 është konstituar Këshilli Drejtues në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Venera Vala Këndusi, anëtarët kanë votuar për rizgjedhjen e Majlinda Haxhikadria si Kryesuese e këtij Këshilli, ndërkaq zëvendës Kryesues është zgjedhur Ilir Bytyqi.

Pjesë e Këshillit Drejtues me mandat tre vjeçar janë edhe: 

  • Prof. Asoc. Dr. Zeqir Hashani, anëtar
  • Prof. Ass. Dr. Venera Vala Këndusi, anëtare
  • Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri, anëtare 
  • Ass. Rilind Obertinca, anëtar
  • Shpëtim Dylazeka, anëtar

Të gjithë anëtarët janë zotuan se do te respektojnë Statutin e Universitetit, Ligjin mbi Arsimin e Lartë si dhe do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.

Me datën 18.10.2024 është mbajtur mbledhja e radhës së Këshillit Drejtues ku janë shqyrtuar dhe diskutuar një numër i pikave dhe kërkesave. 

Është emëruar prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Sigurim të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari. 

Janë miratuar vendimet e Këshillit për Shkencë për stimulimin e stafit akademik për publikimet shkencore të indeksuara në WoS dhe Scopus.

Vlen të potencohet që në këtë mbledhje është marrë vendimi për lartësinë e bursave për studentët për vitin akademik 2024/25 dhe njëherit për shpalljen e konkursit për bursa. 


 

Fotot e lajmit

tp-bottom