Pas konstituimit, mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Me datën 09.10.2024 është konstituar Këshilli Drejtues në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Venera Vala Këndusi, anëtarët kanë votuar për rizgjedhjen e Majlinda Haxhikadria si Kryesuese e këtij Këshilli, ndërkaq zëvendës Kryesues është zgjedhur Ilir Bytyqi.
Pjesë e Këshillit Drejtues me mandat tre vjeçar janë edhe:
- Prof. Asoc. Dr. Zeqir Hashani, anëtar
- Prof. Ass. Dr. Venera Vala Këndusi, anëtare
- Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri, anëtare
- Ass. Rilind Obertinca, anëtar
- Shpëtim Dylazeka, anëtar
Të gjithë anëtarët janë zotuan se do te respektojnë Statutin e Universitetit, Ligjin mbi Arsimin e Lartë si dhe do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.
Me datën 18.10.2024 është mbajtur mbledhja e radhës së Këshillit Drejtues ku janë shqyrtuar dhe diskutuar një numër i pikave dhe kërkesave.
Është emëruar prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Sigurim të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari.
Janë miratuar vendimet e Këshillit për Shkencë për stimulimin e stafit akademik për publikimet shkencore të indeksuara në WoS dhe Scopus.
Vlen të potencohet që në këtë mbledhje është marrë vendimi për lartësinë e bursave për studentët për vitin akademik 2024/25 dhe njëherit për shpalljen e konkursit për bursa.