Senati i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë ka zgjedhur katër anëtarë e Këshillit të ri Drejtues!

Senati i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë ka zgjedhur katër anëtarë e Këshillit të ri Drejtues!

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mbledhjen e Senatit të dates 28.06.2024, ndër pikat e tjera të rendit të ditës, mbajti zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të ri Drejtues nga radhët e Universitetit.

Pas propozimeve, votimit dhe shpalljes së rezultateve, anëtarë të Këshillit Drejtues nga Universiteti janë:

  1. Prof. Ass. Dr. Venera Vala Këndusi

  2. Ass. Rilind Obërtinca

  3. Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri

  4. Prof. Asoc. Dr. Zeqir Hashani

Këshilli Drejtues sipas Statutit të UFAGj-së, përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhen nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga MASHTI.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues është trevjeçar dhe fillon më 1 Tetor 2024.

tp-bottom