
Senati i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë ka zgjedhur katër anëtarë e Këshillit të ri Drejtues!
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mbledhjen e Senatit të dates 28.06.2024, ndër pikat e tjera të rendit të ditës, mbajti zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të ri Drejtues nga radhët e Universitetit.
Pas propozimeve, votimit dhe shpalljes së rezultateve, anëtarë të Këshillit Drejtues nga Universiteti janë:
-
Prof. Ass. Dr. Venera Vala Këndusi
-
Ass. Rilind Obërtinca
-
Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri
-
Prof. Asoc. Dr. Zeqir Hashani
Këshilli Drejtues sipas Statutit të UFAGj-së, përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhen nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga MASHTI.
Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues është trevjeçar dhe fillon më 1 Tetor 2024.