Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë merr pjesë në fazen e tretë të përhapjes  së rezultateve të projektit STAND- Prezentimi I raporteve finale financiare

Projekti STAND - Forcimi i autonomisë universitare dhe rritja e përgjegjshmërisë dhe transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor, me datën 17.05.2024 në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren , prezantoi rezultatet e arritura gjatë tre viteve të zbatimit të këtij projekti në Kosovë.

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, në cilesinë e partnerit të projektit, u përfaqësua nga prorektoria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Projekte, Nazli Tyfekçi, dhe Sekretarja e Përgjithshme Linda Dula Halilabazi dhe nga Udhëheqësja e Divizionit per Buxhet dhe Financa Rina Rudi Xhiha.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte prezantimi i projektit përtej partnerëve të projektit, duke u fokusuar në objektivin kryesor që lidhet me autonomine universitare.

Puna e përfunduar e  ekspertëve të jashtëm  dhe hapat tjerë ne vazhdim, u prezantuan në prani të stafit  dhe partnerëve të tjerë nga Shqipëria, Kosova, dhe Mali i Zi nga Prof.Asst. Bujar Gallopeni Prorektor në IBC-M.

Takimi kishte si pikësynim fokusin ne pesë çështjet kryesore: autonomi organizative, qeverisëse, financiare, akademike dhe autonomia e stafit/personelit.

Në fund takimi u përmbyll me raportimin financiar të të gjithë partnerëve dhe diskutimin mbi objektivat e arritura deri më tani.

Fotot e lajmit

tp-bottom