Rektori Bunjaku mirëpret ish-Rektorin Buza në një takim reflektues për të kaluarën dhe inspirues për të tashmën dhe të ardhmen

Rektori Bunjaku mirëpret ish-Rektorin Buza në një takim reflektues për të kaluarën dhe inspirues për të tashmën dhe të ardhmen

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, së bashku me Prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, pritën në takim ish-Rektorin e UFAGJ-së, Prof. Dr. Shaban Buza, në kuadër të një vizite të zhvilluar në ambientet e Rektoratit.

Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, Rektori Bunjaku e informoi ish-rektorin Buza lidhur me zhvillimet më të fundit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, duke përfshirë programet e reja, arritjet institucionale, sfidat aktuale si dhe proceset transformuese që janë duke u zhvilluar për të forcuar cilësinë akademike dhe institucionale të universitetit.

Në diskutim u trajtuan çështje që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Universitetit, me fokus në ndërlidhjen e përvojave të mëparshme me vizionin strategjik të menaxhmentit aktual. Bisedimet ndërmjet menaxhmenteve janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe produktive, pasi ato bashkojnë ide, përvoja dhe vizione që kontribuojnë në ndërtimin e një strategjie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për zhvillimin e mëtejshëm të UFAGJ-së.

Në fund të takimit, Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku shprehu mirënjohje të thellë për punën, përkushtimin dhe kontributet e ish-Rektorit Prof. Dr. Shaban Buza gjatë kohës së tij në udhëheqje, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij në ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e Universitetit.

Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit dhe një shembull të mirë të ruajtjes së vazhdimësisë menaxhuese të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

tp-bottom