Hapet thirrja: Raundi XIV i Young Cell Scheme, Programi i BE-së për bursa post-diplomike

Hapet thirrja: Raundi XIV i Young Cell Scheme, Programi i BE-së për bursa post-diplomike

Sesioni informues do të mbahet me datën 21 mars 2024 në orën 13:30 në Sallën nr. 1 në Fakultetin e Filologjisë.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës shpall hapjen e Raundit XIII-XIV-XV për aplikime për bursa për studime master, të financuara nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.

Programi "Young Cell Scheme" është një mundësi unike, dhe bursa ofron financim të plotë për studentët e rinj kosovarë në fusha të ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira në shtetet anëtare të BE-së, si dhe mundësi për të punuar menjëherë pas përfundimit të studimeve në shërbimin civil të Qeverisë së Kosovës për një periudhë prej tre vitesh, pas përfundimit me sukses të studimeve.

Aplikantët e suksesshëm do të ofrohen mundësia për të studiuar program Master një ose dyvjeçar në universitet në një shtet anëtar të BE-së. Aplikimi do të jetë i hapur për popullatën e përgjithshme, nëpunësit civilë dhe të diplomuarit në fusha të tilla si integrimi evropian, drejtësi, administratë publike, burime njerëzore, diplomaci, dhe fusha të tjera akademike.

Qëllimi kryesor i YCS është të ofrojë mundësi unike për studentët për të studiuar dhe për të rritur mundësitë e tyre profesionale përmes punës afatgjatë për shërbimin civil të Kosovës.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të programit: www.ycskosovo.org 

Thirrja për aplikim

Broshura

 

tp-bottom