Përfaqësues të UFAGJ-së pjesë e takimit të projektit DRIVE – ERASMUS+ në Universitetin Politeknik të Milanos
Gjatë datave 13 dhe 14 Tetor 2022 në Milano po zhvillohet punëtoria e projektit DRIVE që ka të bëj me qëndrueshmërin dhe vazhdimin e të arriturave nëpërmjet këtij projekti. Në Universitetin Politeknik të Milanos që është nikoqir i kësaj punëtorie, përfaqësues të Universitetitt “Fehmi Agani” Gjakovë është Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani dhe kordinatori institucional i këtij projekti z. Denis Spahija, udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte.
Projekti “Zhvillimi i Kapaciteteve Kërkimore dhe Inovacionit në Shqipëri dhe Kosovë – DRIVE (Developing Research and Innovation Capacities in Albania and Kosovo)” ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe inovacionit të IAL-ve në Shqipëri dhe Kosovë duke rritur aftësitë e tyre institucionale, aftësitë e personelit dhe rrjetëzimin. Në mënyrë të veçantë, projekti DRIVE synon të:
- Përmirësoi aftësitë e mësimdhënësve dhe metodologjitë e tyre në mënyrë që ata të aftësojnë në mënyrë efektive studentët (nivelin bachelor dhe më lartë) me aftësitë për të kryer hulumtime të pavarura;
- Rritja e aftësive të mentorëve për të udhëhequr në mënyrë efektive studentët në veprimtarinë e tyre kërkimore;
- Përmirësimi i aftësive kërkimore të stafit akademik dhe menaxherial përmes vizitave studimore dhe trajnimeve të përshtatura;
- Forcimi i kapaciteteve menaxheriale për aktivitete kërkimore dhe inovacione në nivelin institucional, duke vendosur ose forcuar strukturat e përkushtuara të kërkimit dhe inovacionit;
- Promovimi i përsosmërisë dhe inovacionit të kërkimit duke zhvilluar një rrjet që lehtëson ndërdisiplinaritetin dhe bashkëpunimin midis aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Për më shumë info rreth projektit DRIVE: