Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Këshillit Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 6 maj 2022 (e premte), ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, është shqyrtuar miratimi i TM-1, raporti financiar janar – mars 2022. Pikë e rendit të ditës ishte edhe informimi rreth punës së komisionit për harmonizimin e rregulloreve.
Më pas, Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë u informua mbi procesin e akreditimit për programet e reja.
Në fund u shqyrtuan shkresat, kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.