Stafi i Fakultetit të Shkencave Sociale zhvilloi vizitë zyrtare në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Stafi i Fakultetit të Shkencave Sociale zhvilloi vizitë zyrtare në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Më 20 dhjetor 2021, stafi i Fakultetit të Shkencave Sociale, i përbërë nga u.d. dekani prof. ass. dr. Zeqir Hashani, prof. asoc. dr. Behxhet Gaxhiqi, u.d. prodekani prof. ass. dr. Sherif Sejdiu dhe ass. Graniti Kelmendi, zhvilloi vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, të cilët u pritën nga dekanja prof. asoc. dr. Elizabeta Osmanaj.

Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet fakulteteve për çështje të caktuara në aspektin profesional.

Dekani, prof. ass. dr. Zeqir Hashani, falënderoi për pritjen dekanen prof. asoc. dr. Elizabeta Osmanaj dhe stafin e saj. Dekani Hashani theksoi rëndësinë e zhvillimit ndërinstitucional, për të cilën mori mbështetje nga menaxhmenti i FShS-së të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Nga kjo vizitë dolën rekomandime për bashkëpunim në fusha me interes reciprok, siç janë: pjesëmarrja në konferenca shkencore të përbashkëta, shkëmbim të studentëve, avancim të aftësive kërkimore të studentëve të FShS-së, sidomos për mundësinë e vazhdimit të studimeve në ciklin e doktoratës në këtë institucion.

Në fund, stafi i Fakultetit të Shkencave Sociale i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, pranoi dhuratë disa tituj të ndryshëm të literaturës profesionale nga Fakulteti i Shkencave Sociale të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom