Stafi akademik i Fakultetit të Mjekësisë mbajtën punëtori në Groningen të Holandës, në kuadër të projektit SUSWELL të Erasmus+

Stafi akademik i Fakultetit të Mjekësisë mbajtën punëtori në Groningen të Holandës, në kuadër të projektit SUSWELL të Erasmus+

Nga data 14 deri më 18 nëntor 2021 në Groningen të Holandës u mbajt punëtoria në kuadër të projektit SUSWELL të Erasmus +.  Pjesëmarrës nga Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë (UFAGJ) ishin: prof. asoc. dr. Haxhi Kamberi, prof. asoc. dr. Idriz Berisha dhe ass. Arben Boshnjaku MSc..

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një qendre që do të shërbejë si urë lidhëse mes Universitetit (UFAGJ) dhe biznesit (Medica Kosova), së bashku me zhvillimin e disa lëndëve akademike të cilat do të zhvillohen në përputhje me nevojat e tregut, duke iu mundësuar studentëve të programeve studimore të UFAGJ-së, profesionistëve shëndetësor dhe psikosocial të përfitojnë njohuri specifike në përputhje me nevojat e tregut. 

Gjatë zhvillimit të projektit u realizuan edhe takime me partnerët ndërkombëtarë, si dhe u aplikua me sukses për antarësimin e Programit të Fizioterapisë të UFAGJ-së në Rrjetin Europian të Fizioterapisë në Arsimin e Lartë (ENPHE).

Ky sukses u realizua me përkrahjen e Presidentes së ENPHE, prof. dr. Patricia Almeida, së bashku me ekipën lokale me udhëheqësin e departamentit të Fizioterapisë, ass. Arben Boshnjaku MSc., dekanin e Fakultetit të Mjekësisë prof. asoc. dr. Idriz Berisha dhe Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, prof. asoc. dr. Haxhi Kamberi.

Fotot e lajmit

tp-bottom