Filluan regjistrimet e studentëve të pranuar në afatin e dytë plotësues të vitit akademik 2021/2022 dhe fotografimin e tyre për ID kartelë

Filluan regjistrimet e studentëve të pranuar në afatin e dytë plotësues të vitit akademik 2021/2022 dhe fotografimin e tyre për ID kartelë

 

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të provimit pranues, më 04 tetor 2021, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë filloi regjistrimet e studentëve të pranuar në afatin e dytë të konkursit plotësues të vitit akademik 2021/2022 dhe fotografimin e tyre për ID kartelë.

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2021/2022, në fakultetet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, do të regjistrojë 151 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, nga komunitetet jo-shumicë.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në afatin e parë dhe fotografimi i tyre për ID kartelë bëhet nga data 05.10.2021 deri më 06.10.2021, në ditët e caktuara për fakultete prej orës 09:00 deri në orën 15:00. Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet t’i paraqesin dokumentet sipas njoftimit.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom