Zhvillohet takim me grupin menaxhues të projektit DRIVE
Më 14 shtator 2021 (e martë), në mënyrë virtuale u zhvillua takimi ndërmjet anëtarëve të grupit menaxhues të projektit DRIVE.
Në këtë takim u diskutuan hapat e ardhshëm, si;
- Rritja e kapacitetit të stafit për kërkime;
- Punëtori mbi publikimet dhe etikën;
- Punëtori mbi menaxhimin e kërkimit;
- Zhvillimin e kapaciteteve institucionale për kërkime;
- Krijimi i rrjetit të kërkimit dhe inovacionit, si dhe
- Zhvillimi i një platforme virtuale.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga universitetet:
- Universiteti Politeknik i Tiranës (AL)
- Universiteti Evropian i Tiranës (AL)
- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (KS)
- Kolegji Universum (KS)
- Universiteti i Teknologjisë në Hamburg (GE)
- Politekniku i Milanos (IT)
- Universiteti Aalborg (GE)
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në këtë takim u përfaqësua nga z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, i cili është koordinator institucional i këtij projekti.
Projekti “Zhvillimi i Kapaciteteve Kërkimore dhe Inovacionit në Shqipëri dhe Kosovë – DRIVE (Developing Research and Innovation Capacities in Albania and Kosovo)” ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe inovacionit të IAL-ve në Shqipëri dhe Kosovë duke rritur aftësitë e tyre institucionale, aftësitë e personelit dhe rrjetëzimin.