Zhvillohet vizitë monitoruese e zyrës së Erasmus+ në Kosovë në kuadër të projektit QUADIC

Zhvillohet vizitë monitoruese e zyrës së Erasmus+ në Kosovë në kuadër të projektit QUADIC

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija kanë pritur në vizitë monitoruese Koordinatoren e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë znj. Jehona Lushaku dhe zyrtaren znj. Blerinë Zjaça.

Takimi u zhvillua me qëllim të monitorimit të projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, nga ERASMUS +.

z. Denis Spahija, përgjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus+ rreth aktiviteteve të projektit, zhvillimin dhe implementimin deri në këtë fazë, si: raportet, buxhetin e shpenzuar, vizitat, pajisjet, koordinimin ndërmjet partnerëve, etj..

Ndërsa, përfaqësueset nga zyra e Erasmus+ në Kosovë u ndanë të kënaqur me punën e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në UFAGJ rreth projektit QUADIC.

Projekti QUADIC, ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare, ku  Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është partner i projektit, i cili financohet nga Komisioni Evropian.

Fotot e lajmit

tp-bottom