Mbahet mbledhja e 33-të e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e 33-të e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në rektoratin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 8 shtator 2021 (e mërkurë), është mbajtur mbledhja e rregullt e Senatit, e kryesuar nga Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar 10 pika të rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Senati shqyrtoi dhe miratoi propozimin dhe dinamikën për afatin e provimeve Shtator 2021, njoftimin mbi procesin e regjistrimit të studentëve në afatin e parë, marrjen e vendimit për shpalljen e konkursit për stafin akademik me angazhim për semestrin dimëror për vitin akademik 2021/2022, më pas shqyrtimin dhe miratimin e raporteve recensuese dhe rekomandimeve të Komisionit të studimeve për stafin e rregullt akademik sipas konkursit nr. 01/1058 të datës 22.06.2021, raportin e QDPM-së për studentët tutor dhe shpalljen e konkursit për studentët e ri tutor, duke vazhduar me shqyrtimin e pikës për miratimin e kurrikulave për programet e studimeve për programet: Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale (BSc) dhe Menaxhimi shëndetësor (MA), sipas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Senatit, si dhe pika të ndryshme.

Fotot e lajmit

tp-bottom