
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) dhe UFAGJ -së
Në lokalet e UFAGJ - së sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Shoqatës për Mbrojtjen e Pacientëve të Kosovës (PRAK) dhe UFAGJ-së.
Në fillim të takimit Rektori Prof. Ass.Dr. Drilon Bunjaku, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof.Ass. Dr. Nazli Tyfekqi dhe Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studnetore Prof. Ass Dr. Dafine Kaçori ju urojë mirëseardhje mysafirëve duke bërë një njoftim të shkurtër në lidhje me punën dhe veprimtarinë e UFAGJ - së.
Duke falënderuar për takimin z. Agron Bytyqi – Drejtor Ekzekutiv dhe z.Besim Kodra – Drektor i Programeve thanë se Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) është një organizatë jo qeveritare e themeluar në vitin 2013 për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e pacientëve në vendin tonë. Qëllimi kryesor është të sigurojmë që çdo individ të ketë qasje në shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë dhe të jetë i informuar mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e tij si pacient dhe se çdo person ka të drejtën për të marrë trajtim të dinjitetshëm dhe profesional. Pra, PRAK punon në mënyrë aktive për të edukuar qytetarët mbi të drejtat e tyre dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë proceset e sistemit shëndetësor. Prandaj, u tha se duke marrë parasysh UFAGJ- në, si institucion i lartë edukativ i cili në kuadrin e tij ka edhe Fakultetin e Mjekësisë së bashku me PRAK mund të shërbejë si bazë e mirë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, krijimin e mundësive për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe kërkimore si dhe nxitjen e inovacionit në fushën e kujdesit shëndetësor dhe politikave shëndetësore. Në këtë takim u tha se format e bashkëpunimit më mes palëve mund të jenë projektet kërkimore të përbashkëta, praktikat dhe trajnimet profesionale, kurrikula dhe modele edukuese etj. Pas pjesës hyrëse të prezantimit pasoi pjesa ceremoniale e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit shoqëruar me foto nga ky takim.