Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” zhvilloi vizitë në Kryqin e Kuq të Kosovës - dega në Gjakovë

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” zhvilloi vizitë në Kryqin e Kuq të Kosovës - dega në Gjakovë

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Prorektroja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, prof. ass. dr. Laura Naka zhvilluan vizitë në Kryqin e Kuq të Kosovës – dega në Gjakovë, ku u pritën në takim nga sekretarja, znj. Fllanza Bakija Lama.

Takimi pati për qëllim informimin e zhvillimeve në universitet, siç është ri-akreditimi i programeve studimore e për të cilat rektori Nimani e falënderoi znj. Lama për kontributin e saj në këtë proces. Po ashtu, diskutoi për bashkëpunimin në aktivitetet që do t’i zhvillojnë në vitin e ri akademik, të cilat kanë për qëllim shërbimin në komunitet.

Znj. Fllanza Bakija Lama, e falënderoi rektorin Nimani dhe prorektoren Naka për punën, angazhimin dhe i uroi për të arriturat e UFAGJ-së. Ajo u shpreh e lumtur për vlerësimin e menaxhmentit të UFAGJ-së për kontributin në procesin e ri-akreditimit. Znj. Lama shprehu gatishmëri për të realizuar projekte të përbashkëta ndërmjet Kryqit të Kuq të Kosovës – dega në Gjakovë dhe Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Në fund, rektori Nimani dhe prorektorja Naka u anëtarësuan në Kryqin e Kuq të Kosovës – dega në Gjakovë, i cili ka për qëllim ndihmën ndaj komunitetit.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom