Universiteti “Fehmi Agani” merr pjesë virtualisht në ceremoninë e nënshkrimit të #MCU2020

Universiteti “Fehmi Agani” merr pjesë virtualisht në ceremoninë e nënshkrimit të #MCU2020

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mënyrë virtuale kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Magna Charta Universitatum #MCU2020.

Në ditën e dytë, Observatori Magna Charta përgjatë takimit virtual me universitetet e saj nënshkruese dhe organet e tjera konstatuan se si vlerat akademike mund të kenë më shumë ndikim brenda universiteteve dhe konteksteve strukturore të jashtme që i formojnë ato.

Magna Charta #MCU2020 do të pasqyrojë perspektivat e udhëheqjes dhe të gjithë komunitetit akademik, si dhe duhet të përfshijë në mënyrë të qartë koncepte të tilla si diversiteti, përfshirja, përgjegjësia sociale dhe shtetësia universitare.

Lajmin për nënshkrimin e #MCU2020 e gjeni në linkun https://uni-gjk.org/en/lajme/2060/rector-nimani-signs-membership-in-the-magna-charta-universitatum, dhe momentin e nënshkrimit në kanalin e universitetit në YouTube https://www.youtube.com/watch?v=zjqW043kNE0.

Fotot e lajmit

tp-bottom