Mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik përmes platformës ndërkombëtare GRX Global
Universiteti “Fehmi Agani” në i Gjakovës është ftuar të bëhet pjesë e platformës së re ndërkombëtare GRX Global, e cila synon të krijojë mundësi bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, studiuesve, studentëve, bizneseve dhe investitorëve në realizimin e projekteve inovative dhe kërkimore.
Përmes kësaj platforme, studentët dhe stafi akademik do të kenë mundësi të angazhohen në projekte ndërkombëtare, të fitojnë përvojë praktike, të krijojnë kontakte profesionale dhe të përfitojnë shpërblime për kontributin e tyre në projektet e suksesshme. Pararegjistrimi në platformë është falas dhe i hapur deri më 20 nëntor 2026.
Universiteti i fton studentët aktualë, ish-studentët dhe të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të u bërë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të inovacionit, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit profesional.
Të dhënat për regjistrim:
-
Institucioni: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
-
Kodi unik: GRX-XK-UGFA
-
Afati: 20 nëntor 2026
-
Linku i regjistrimit: https://grx-gmp.com/register?code=GRX-XK-UGFA