
Publikohet punimi shkencor "Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor" i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë
Më datë 03.06.2021, falë punës, angazhimit dhe bashkpunimit të suksesshëm, u publikua punimi shkencor i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë "Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor", në revistën International Journal of Biology and Biomedical Engineering.
Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë e vlerëson si një hap të suksesshëm angazhimin e studentëve drejt ngritjes akademike dhe arritjeve profesionale.
Punimin shkencor e punuan studentët nga Fakulteti i Mjekësisë: Donart Koci, Fatlinda Hoxha dhe Festina Morina. Punën e studentëve për realizimin e këtij punimi e mentoruan Ass. Vanesa Tanushi dhe Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj.
Vlen të theksohet se publikimi i këtij punimi është mbështetur financiarisht nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.