
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Të nderuara familjet Gashi dhe Shatri,
Me dhembje të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të Prof. Ass. Dr. Zamira Gashi-Shatri, pjesë e stafit të rregullt akademik në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, që nga themelimi.
Me veprat dhe përkushtimin e saj, ajo la një trashëgimi të çmuar në edukimin dhe zhvillimin akademik të brezave të tërë të studentëve, duke ndikuar në formësimin e shumë gjeneratave.
E ndjera do të mbetet shembull i mirësjelljes, kolegialitetit, sinqeritetit dhe korrektësisë gjatë punës në Instucionin tonë.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, bashkëndjen dhimbjen e thellë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, miqve dhe kolegëve të saj. Kujtimet dhe vepra e Profesoreshës Zamira, do të mbeten të përjetshme, ndërsa kontributi i saj do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.
U prehtë në paqe!
Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku
Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.