Publikohet punimi shkencor "Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor" i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë

Publikohet punimi shkencor "Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor" i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë

Më datë 03.06.2021, falë punës, angazhimit dhe bashkpunimit të suksesshëm, u publikua punimi shkencor i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë "Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor", në revistën International Journal of Biology and Biomedical Engineering.

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë e vlerëson si një hap të suksesshëm angazhimin e studentëve drejt ngritjes akademike dhe arritjeve profesionale.

Punimin shkencor e punuan studentët nga Fakulteti i Mjekësisë:  Donart Koci, Fatlinda Hoxha dhe Festina Morina. Punën e studentëve për realizimin e këtij punimi e mentoruan Ass. Vanesa Tanushi dhe Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj.

Vlen të theksohet se publikimi i këtij punimi është mbështetur financiarisht nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Punimi Shkencor

tp-bottom