Po mbahet Forumi i IV-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë
Sot, me datë 24 maj 2021, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i përfaqësuar nga Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija me bashkëpunëtorët znj. Rolanda Mula dhe z. Ardit Halilaj, në mënyrë virtuale po marrin pjesë në Forumin e IV-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë, i organizuar nga Universiteti WSB.
Në këtë forum do të trajtohen tema adekuate të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe do të prezantohen përvoja të ndryshme të studentëve:
- Mbështetja e IAL - Agjencia Kombëtare Polake për Programet Akademike të Shkëmbimit (NAWA) - Katarzyna Aleksy;
- Universiteti ndërkombëtar i orientuar drejt studentëve, Paweł Urgacz;
- Pamje holistike e mbështetjes ndërkombëtare të studentëve, Martin Selby;
- Zhvillimi i kompetencave ndërkulturore të studentëve, Ioana Manea;
- Të folurit dhe debatimi: Metodologjia e debatit si çasje për të ngritur aftësitë ndërkulturore dhe aftësitë e ardhshme të tregut të punës, Miha Andrič;
- “Go to Internationalization Now”, studentë ndërkombëtarë të Universitetit WSB;
- Përvojat e jashtëzakonshme të studentëve - çelësi i suksesit të studentëve dhe universiteteve, debat me Martin Selby, Sabina Ratajczak, Ioana Manea, Sven Cerulus.
Ky forum do të vazhdojë edhe nesër, me datë 25 maj 2021.