Po mbahet Forumi i IV-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë

Po mbahet Forumi i IV-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë

Sot, me datë 24 maj 2021, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i përfaqësuar nga Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija me bashkëpunëtorët znj. Rolanda Mula dhe z. Ardit Halilaj, në mënyrë virtuale po marrin pjesë në Forumin e IV-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë, i organizuar nga Universiteti WSB.

Në këtë forum do të trajtohen tema adekuate të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe do të prezantohen përvoja të ndryshme të studentëve:

  • Mbështetja e IAL - Agjencia Kombëtare Polake për Programet Akademike të Shkëmbimit (NAWA) - Katarzyna Aleksy;
  • Universiteti ndërkombëtar i orientuar drejt studentëve, Paweł Urgacz;
  • Pamje holistike e mbështetjes ndërkombëtare të studentëve, Martin Selby;
  • Zhvillimi i kompetencave ndërkulturore të studentëve, Ioana Manea;
  • Të folurit dhe debatimi: Metodologjia e debatit si çasje për të ngritur aftësitë ndërkulturore dhe aftësitë e ardhshme të tregut të punës, Miha Andrič;
  • “Go to Internationalization Now”, studentë ndërkombëtarë të Universitetit WSB;
  • Përvojat e jashtëzakonshme të studentëve - çelësi i suksesit të studentëve dhe universiteteve, debat me Martin Selby, Sabina Ratajczak, Ioana Manea, Sven Cerulus.

Ky forum do të vazhdojë edhe nesër, me datë 25 maj 2021.

 

 

Article Gallery

tp-bottom