Urimi i rektorit Nimani për 8 vjetorin e themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”

Urimi i rektorit Nimani për 8 vjetorin e themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”

Të nderuar studentë, mësimdhënës, punëtorë të administratës dhe qytetarë!

Sot bëhen 8 vjet që Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është themeluar. Më lejoni që me rastin e 8-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ),  të ju uroj këtë përvjetor dhe të shpreh respektin më të sinqertë ndaj jush. Këto 8 vite të universitetit janë arritur me shumë mund e përkushtim, andaj këtë ritëm duhet ta vazhdojmë edhe më tutje.

Universiteti “Fehmi Agani” ka një histori suksesi, i cili është motiv për të gjithë ne që jemi pjesë e këtij institucioni. Ne vazhdojmë të rritemi, kemi  themeluar Fakultetin e Shkencave Sociale dhe programe të reja studimore, që janë në proces të akreditimit, Qendrën Shëndetësore Universitare, Institutin për Shëndet dhe Mjedis, Qendrën Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie, Qendrën Universitare për Këshillime Psiko-sociale,  Bordin për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Revistën Shkencore JSEIS, si dhe është zgjedhur Obudspersoni i universitetit. Po ashtu kemi shënuar arritje të mëdha në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar të marrëveshjeve.

Ndër arritjet e mëdha veçoj miratimin e Statutit në Parlamentin e Kosovës, si dhe fillimin e procedurës për ndërtimin e Kampusit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Në emër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë i uroj dhe falënderoj stafin akademik, stafin administrativ, studentët, partnerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë ata që kontribuan për zhvillimin dhe avancimin e universitetit. Faleminderit!

Urime për 8-vjetorin e themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë!

 

Me respekt,

Rektori,  Prof. Ass. Dr. Artan Nimani

Fotot e lajmit

tp-bottom