Takohet Sindikata e Universitetit “Fehmi Agani”

Takohet Sindikata e Universitetit “Fehmi Agani”

Kryetari i Sindikatës së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, z. Denis Spahija, të premten ka mbajtur takim me anëtarë, të cilët diskutuan për kërkesat, propozimet dhe të arriturat e stafit akademik dhe administrativ.

Takimi Sindikatës së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë u zhvillua me qëllim të informimit rreth kërkesës për shujta, pagës jubilare në bazë të kontratës kolektive të arsimit në Kosovë, si dhe pika të ndryshme.

Në fund të takimit, anëtarët e sindikatës paraqitën propozimet rreth diskutimeve të zhvilluara, që presin të realizohen konfrom ligjit.

Sindikata e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë do të jetë në mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme të ligjshme për mbrojtjen interesave të anëtarëve.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom