![Studentët e UFAGJ-së bashkë me Kryqin e Kuq-dega në Gjakovë ndihmuan familjet e prekura nga vërshimet](/images/lajmet/11987-137587311_10158003565523412_8537995292644696881_n (1).jpg)
Studentët e UFAGJ-së bashkë me Kryqin e Kuq-dega në Gjakovë ndihmuan familjet e prekura nga vërshimet
Në zbatim të marrëveshjes së përbashkët, studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Kryqi i Kuq i Kosovës-dega në Gjakovë, si pasojë e vërshimeve dhuruan ushqim, ëmbëlsira dhe veshmbathje për familjet me nevojë, të cilat janë të vendosura në objektin e Aeroportit të Gjakovës.
Rektori Nimani i përgëzoi studentët që në këtë kohë të vështirë për familjet, shprehën gatishmërinë për të dhënë kontribut.
Po ashtu, shprehu falënderim për studentët dhe Kryqin e Kuq të Kosovës-dega në Gjakovë për këtë iniciativë.